Vajza nga Siria, melaqes së vdekjes: Eja e ma merr shpirtin, të kënaqem në Xhennet

Mediumet siriane kanë publikuar një fotografi ku tregohet porosia e një voglusheje nga Siria, në të cilën shihet vuajtja, uria, bllokada, padrejtësia, shtypja dhe vrasja e civilëve sirianë në qytetin Duami.

Shkrimi ose testamenti i saj, që ia ka shkruar nënës së saj, vëllait dhe motrës, por Melaqes së vdekjes, ka shkaktuar emocione të mëdha dhe solidarizim ngushllues te një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale, si shenjë solidarizimi ndaj vdekjeve të njërëzve të pafajshëm, sidomos të fëmijëve.

Vajza në testament ka shkruar: “Nënë, mos u pikëllo për mua, kujto vetëm kur ishim bashkë. Motër, më kujto edhe ti, por edhe ti vëlla mos më haro.”

Pastaj, i ka dërguar porosi melaqes së vdekjes, duke i shkruar: “Eja e ma merr shpirtin, që të mund të kënaqem sa të dua me mirësitë e Xhennetit.”

testamenti

Artikulli paraprakUshqeni zogjtë e uritur në dimër
Artikulli vijuesAid El-Karni: Ajo që na dallon neve prej Perëndimit është pika