Sot në provincën juglindore turke Gaziantep janë varrosur 37 prej gjithsej 51 personave të cilët humben jetën në sulmin terrorist gjatë ceremonisë së martesës në Sahinbey, raporton Anadolu Agency (AA).
Trupat e të vdekurve në sulmin e mbrëmshëm terrorist, familjet i morën pas përfundimit të procedurës gjyqësore të autopsisë, ndërsa më pas para xhamisë Yezilkent u bë falja e namazit të xhenazes, ndërsa janë varrosur në varrezat me emrin e njëjtë.
Namazin e xhenazes e kryesoi këshilltari kryesor i kryetarit të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Abdurrezzak Ates, ndërsa morën pjesë shumë zyrtarë dhe qytetarë.
Në murgun e Qendrës së Mjekësisë Ligjore gjenden kufomat edhe të 14 personave të tjerë që humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm, ndërsa varrimi i tyre do të organizohet pas realizimit të procedurave të nevojshme.
Pikëllimi, dhimbja dhe lotët ishin të dukshme në fytyrat e të gjithë të pranishmëve në përcjelljen e viktimave të shpërthimit të tmerrshëm që ndodhi në një dasmë.
Funerali u organizua nën masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa një grup i vogël i qytetarëve hidhnin shishe të plastikës me ujë ndaj policisë, por u parandalua përshkallëzimi i trazirave.
Paralelisht me këtë, në disa arkivolë u vendosën mbulesa të cilat simbolizojnë organizatën terroriste PKK, ku reaguan nëpunësit fetarë, duke hequr mbulesat me sqarimin se bëhet fjalë për rite fetare dhe nuk lejojnë gjeste të tilla.
Në vazhdim është hetimi për sulmin e mbrëmshëm terrorist, ndërsa presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll tha se rezultatet e para tregojnë se sulmi është vepër e organizatës terroriste DAESH dhe e ka kryer një sulmues vetëvrarës minoren.