Vatikani kritikon Charlie Hebdon

 


E përditshmja e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, ka kritikuar udhëheqësit e revistës franceze “Charlie Hebdo”, për shkak të ballinës së numrit të ri të revistës në të cilën shfaqet Perëndia me një armë në duar dhe me veshje të përgjakshme.
Revista satirike me një ilustrim të tillë kë shënuar një vjetorin e sulmit terrorist në zyrat e tyre që la të vrarë 12 persona, kurse tirazhi i numrit special ka shkuar në një milion kopje, transmeton Telegrafi.
“Prapa ekranit mashtrues dhe sekularizmit të pa kompromis, kjo revistë edhe një herë ka harruar se udhëheqësit fetarë të çdo besimi në mënyrë të përsëritur kanë theksuar, se refuzojnë çdo lloj dhune në emër të fesë”, kanë bërë të ditur në Vatikan.
Sipas tyre, shfrytëzimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen është blasfemi e vërtetë. /Telegrafi

Artikulli paraprakPelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person
Artikulli vijuesNjë goditje tjetër nga Arabia Saudite për Iranin