Më shumë se 140 fëmijë janë identifikuar si të trafikuar për abuzim seksual vitin e kaluar në Britani. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria.
Sipas të dhënave rreth 88 fëmijë janë sjellë në Britani përmes detit, ku shumica e këtyre rasteve janë sjellë nga Vietnami dhe nga Shqipëria.
NCA tha se 1746 viktima të trafikut vijnë nga 112 vende të ndryshme, ku sipas të dhënave ka pasur një rritje prej 47% gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin e kaluar. Persona e trafikuar janë përdoruar për arsye të ndryshme, si shfrytëzimin seksual dhe punë. Shqipëria ka qenë vendi më i zakonshëm i origjinës për viktimat, e ndjekur nga Nigeria, Vietnami dhe Rumania.
NCA ka bërë të ditur se 64 % e viktimave ishin femra, 36 % ishin meshkuj, ndërsa 26 % janë nën moshën 18 vjeç.
Theresa May, nga Home Office, tha se dëshiron legjislacion më të ashpër në vend për këtë problematikë deri në kohën e zgjedhjeve të ardhshme në maj 2015.
NCA-ja bëri ditur se gjysma e grave të trafikuara në vend kanë punuar si prostituta, ndërsa një numër i vogël i tyre janë përdorur skllave shtëpiake.
Gati dy të tretat e njerëzve ta trafikuar janë shfrytëzuar për punë të rëndomta, por nuk janë paguar. Ndërsa, 18 meshkuj në moshë madhore dhe 90 djem u sollën për të punuar në industrinë e seksit.
Liam Vernon, kreu i qendrës së NCA-së në Mbretërinë e Bashkuar për trafikimin njerëzor, tha: “Ky është një krim që prek shtresat e dobëta të shoqërisë, ata të cilët nuk kanë kushte ekonomike dhe janë në nevojë, dhe pjesa më e madhe e këtyre viktimave vijnë nga këto shtresa, dhe për këtë arsye ato nuk vihen re sepse nuk denoncohen në shtete përkatëse”. Ai shtoi se, NCA-ja është e angazhuar për të luftuar këtë treg kriminale në mjerimin e njeriut.
Karen Bradley, nga Home Office, ka thënë: “Këto shifra nuk tregojnë dot shkallën e plotë të skllavërisë moderne dhe as vuajtjet e këtyre viktimave. Pra ne jemi këtu për të marrë masa në disa fusha të veprimit, duke përfshirë ngritjen e vetëdijes publike”,- raporton “The Independent”./Shekulli
You Might also Like
Ja çfarë bënë gruaja myslimane në Londër
Një grua myslimane e veshur me burka ia ka shpërtuar jetën një adoleshentës e cila ishte…
By
Redaksia
1 Min Read
Edhe SHBA ka pasur rol në aksionin e deshtuar francez në Somali
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndihmuar në përpjekjen…
By
Redaksia
1 Min Read
I dyshuari për sulmin në Stokholm pranon fajin
Eriksson para ndërtesës së Gjykatës së qarkut në Stokholm deklaroi se uzbeku 39 vjeçar “pranoi…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA rikthen dhomat e gazit për ekzekutim
Disa ekzekutime për vdekje në SHBA nuk kanë shkuar siç duhet kohët e fundit dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Amnesty International: Mursi të gjykohet në gjykatë civile, ose të lirohet
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International bëri thirrje që presidenti i rrëzuar egjiptian…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Moskë ngrihet Çadra e Ramazani, 600 iftare në ditë
Përballë xhamisë qendrore në Moskë ka filluar shitja e librave fetare dhe sexhadeve. Aty edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
