Në kryeqytetin egjiptian, Kajro, vazhdojnë protestat kundër regjimit në vend, raporton (AA).
Një grup studentësh në kampusin universitar të Kajros protestoi kundër Presidentit të vedit, Abdulfettah es-Sisi dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në protestë u hodhën parula të ndryshme si; “Unë jam kundër Sisi-t”, “Ky vend është im”, si dhe “Unë kam një mision”. Protestat në të cilat morën pjesë një numër i madh femrash përfunduan pa incidente.
Me anë të protestave që nisën më 3 korrik të vitit 2013 kërkohet rikthimi i liderit Muhammed Mursi i ardhur në pushtet me votë të lirë pas rrëzimit të ish liderit egjiptian Husni Mubarak. Mursi i ardhur në pushtet me votën e lirë u rrëzua me anë të një puçi ushtarak të organizuar nga Presidenti aktual, Abdulfettah es-Sisi./kohaislame