Siri: Forcat çlirimtare vrasin shefin e lartë të inteligjencës së regjimit

Forcat opozitare siriane kanë vrarë një gjeneral të rangut të lartë në inteligjencën ushtarake të regjimit. Lajmi u konfirmua nga televizioni shtetëror dhe aktivistët e opozitës.

Televizioni shtetëror tha se Gjenerali Xhamail Xhamail u qëllua për vdekje në qytetin lindor të Deir el- Zor, një provincë kjo e cila është nën kontrollin e forcave opozitare të cilat janë duke u përpjekur për të rrëzuar regjimin e Bashar al -Asad.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se Xhamail ishte një anëtar i rrethit të ngushtë të Asadit dhe një nga figurat më të shquara ushtarake të Sirisë.
Observatori, i cila ka një rrjet të aktivistëve në të gjithë Sirinë, tha se snajperët qëlluan gjeneralin në mes të një beteje që u zhvillua mes njësive opozitare dhe atyre të regjimit.
Sipas Observatorit, Xhamail po hetohej për rolin e tij në vrasjen e liderit libanez Rafik Hariri, ndaj të cilit u bë atentat në vitin 2005. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakArabia Saudite refuzoi anëtarësimin në Këshillin e OKB-së
Artikulli vijuesSi t’i shmangni puçrrat dhe shenjat në fytyrë?