Në sulmin ndaj tre azilkërkuesve të cilët ishin duke pritur në Idomeni të Greqisë në afërsi të kufirit me Maqedoninë, njëri humbi jetën ndërsa 2 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve disa persona sulmuan azilkërkuesit në orët e mëngjesit në një pikë karburanti në afërsi të kalimit kufitar Evzonoi, duke i goditur me thikë tre azilkërkuesit. Pasi u kanë marrë 400 euro dhe një telefon celular sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në këtë sulm jetën e humbi një azilkërkues pakistanez, ndërsë 2 të tjerë u plagosën ndër të cilët njëri është në gjendje të rëndë.
Njoftohet se policia ka arrestuar disa persona në lidhje me incidentin.