Vdes duke kërkuar ndihmë në Komunë

Sadri H. Morina(1953), nga fshati Burim (ish Jovic) i Malishevës, ka vdekur të mërkurën në objektin e KK të Malishevës, ku kishte shkuar së bashku me njërin nga fëmijët e tij për të kërkuar ndihmë materiale.

Bëhet e ditur se deri te vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e një sulmi momental në zemër, pasi i ndjeri kishte vuajtur nga sëmundja e zemrës edhe më herët.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Bekim Begaj të enjten ka njoftuar se pas konstatimit të vdekjes natyrale të viktimës, trupi i tij i është kthyer menjëherë familjes për varrim, transmeton Koha.net.

Sipas familjarëve, i ndjeri ka pasur probleme me zemër dhe ka pasur ndërhyrje kirurgjike tre herë në Slloveni, ku ka qëndruar deri para katër vjetëve. Por, gjatë qëndrimit atje, ai nuk ka arritur ta rregullojë si duhet çështjen e pensionit dhe me familjen e tij pesë anëtarësh ka jetuar në kushte të rënda materiale.kohaislame

Artikulli paraprakAKK-ja çon Selimin në Gjykatë
Artikulli vijuesAhmadinexhad shkarkoi të vetmen ministre të qeverisë