Vdes motra e vetme e shejh Albanit

0
227

Sot ka ndërruar jetë motra e fundit e shejh Albanit. Sipas të afërme të saj, vdekja ishte për shkaqe natyrale. Ajo ishte e shtytrë në moshë.

Lajmin për vdekjen e motrës së shejh Albanit e kishte postuar dr.Asim Karjuti, një ndër nxënësit e shejh Albanit në Rijad. Ai shkruan kështu : ” “Ngushëllimet e mia për fëmijët e shejh Albanit rahimehullah për vdekjen e hallës së tyre, motra e vetme e mbetur e shejhut, si dhe për familjarët e familjes së Nexhat Nuhit. Allahu na mbuloftë, ata dhe myslimanet me mëshirë”

Shejh Albani sot është emri më i përmendur në botën Islame në qështjen e hadithit. Ai u lind në Shkodër, asokohe kryeqytet i Shqipërisë, në vitin 1332/1914. Ishte muhadith (dijetar i hadithit), fekih (dijetar i jurisprudencës) dhe thirrës në Librin dhe Sunetin, dhe ishte në metodologjinë e Selefus-Salih-it, shkrimtar i saktë e Dijetar i aftë për të dhënë fetva. Babai i tij, Haxhi Nuhu ishte prej dijetarëve më të mëdhenjë Hanefi në vendin e tij. Me ardhjen e regjimit sekularist të Ahmed Zogut në pushtet, Haxhi Nuhu migroi me të gjithë fëmijët e tij, në mesin e të cilëve ishte edhe Muhamed Nasirud-Din. Ai u shpërngul për hir të fesë së tij në tokën e Shamit për shkak të asaj që ishte përmendur në lidhje me të prej virtyteve dhe cilësive të shquara në Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Në këtë vend edhe u vendos. Pas përafërsisht pesëmbëdhjetë vitesh, Shejhu migroi në ‘Aman, kryeqytetin e Jordanisë. Dhe aty jetoi deri në fund të jetës së tij, si një Dijetar, mësues, fekih (jurist) dhe edukator. 

Pasi që ishte me origjinë nga Shqipëria ai edhe mori nofkën Albani dhe sot bota e njeh si shejh Albani.