Vdes palestinezi të cilin mbrëmë e plagosën ushtarët izraelitë

Palestinezi Muhammed Yahya, i cili u plagos rëndë pasi e qëlluan ushtarët izraelitë, nuk ka shpëtuar pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipit të mjekëve.
 
Palestinezi të cilin mbrëmë e plagosën ushtarët izraelitë në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor ka ndërruar jetë sot, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas mjekëve, palestinezi Muhammed Yahya, i cili u plagos rëndë pasi e qëlluan ushtarët izraelitë, nuk ka shpëtuar pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipit të mjekëve. 
 
Ndërkohë Muhammed Yahya është plagosur mbrëmë nga forcat e ushtrisë izraelite. 
 
Në atë rajon tashmë prej disa ditësh vazhdojnë tensionet pasi që ushtarët izraelitë në qytetet El-Halil dhe Jerusalem vranë dy palestinezë.
Artikulli paraprakCavendish: Pavarësisht problemeve, arrita të fitoj Garën e 51-të Presidenciale të çiklizmit në Turqi
Artikulli vijuesMaqedonia, varrezë masive për emigrantët, pse ndodh kjo?