VDES STUDENTI MAQEDONAS, U RRAH BRUTALISHT NGA AKTIVISTËT E “AGIMIT TË ARTË”

Një student maqedonas ka ndërruar jetë pasi u rrah brutalisht nga aktivistë të partisë fashiste greke “Agimi i Artë” në Selanik.

Rrahja brutale e studentit Aleksandar Samarxhiev ka ndodhur të premten në mbrëmje, kur ai është kapur nga aktivistët e kësaj partie, të cilët e kanë rrahur brutalisht, duke e porositur dhe kërcënuar që të heq dorë nga identiteti maqedonas dhe të ndryshojë mbiemrin, raportuan mediat maqedonase.

Samarxhiev ishte i njohur pranë opinionit në Selanik dhe policinë e atjeshme për aktivitetet e tij politike, në kuadër të lëvizjeve qytetare për të drejtat e pakicës sllavo – maqedonase në Greqi. Ai më parë ishte kapur nga policia e Selanikut për vendosjen e flamurit maqedonas pranë një stacioni policor dhe paralajmërimet për valëvitjen e flamurit në protestat antigreke.kohaislame

Artikulli paraprakNë vendkalimet Kosovë-Serbi, vetëm flamuri i BE-së
Artikulli vijues73 të vdekur nga aksidentet, për 8 muaj