Vdiq ish presidenti i Gjermanisë, Roman Herzog

ARCHIV - Alt-Bundespräsident Roman Herzog sitzt am 05.11.2012 in Hamburg in einem Pressegespräch im Deutschen Institut für Vertrauen und Sicherheit im Internet (DIVSI). Am 05.04.2014 wird Roman Herzog 80 Jahre alt. Foto: Marcus Brandt/dpa (zu dpa Korr: «Mahner für Erneuerungen - «Ruck-Präsident» Roman Herzog wird 80» vom 02.04.2014) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Roman Herzog, i cili derisa ishte president e ka nxitur Gjermaninë të pranojë reformat ekonomike gjatë viteve të 90-ta, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, raporton Reuters.

Herzog njihet edhe si udhëheqësi gjerman i cili e ka nxitur vendin e tij të kujtojë holokaustin nazist.

Presidenti aktual, Joachim Gauck, e ka kujtuar Herzog sot të cilin e ka përshkruar si “personalitet i veçant”.

Herzog ka shërbyer si kryegjykatës në gjykatën më të lartë të Gjermanisë para se të fitonte presidencën në vitin 1994, katër vjet pas bashkimit të Gjermanisë.

Ai ka qenë një nga liderët e parë që është marrë me rezistencën e vendit ndaj reformave dhe stagnimit ekonomik në rritje, në kohën kur udhëheqja 16 vjeçare e kancelarit, Helmut Kohl po i afrohej fundit.

Gjermania atëkohë vuante nga papunësia dyshifrore derisa ishin shtuar edhe shqetësimet se tregu i punës ishte jo fleksibil./kumti

Artikulli paraprakTre të vdekur nga të ftohtit në Maqedoni
Artikulli vijuesKuvendi adreson lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt