Veljanoski shpreh bindjen se të gjitha subjektet të përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Velanoski sot nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftojnë nga kabineti i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat do të mbahen më 5 qershor të vitit 2016. Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e dorëzova deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Republikës së Maqedonisë, si organ për zbatimin e zgjedhjeve, deri te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e sotëm.
Velanoski shpreh bindjen se të gjitha subjektet të përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Ai ka theksuar më tej se: “Besoj se të gjitha subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe se secili prej nesh më 5 qershor do të realizojë të drejtën e tij për të votuar, gjegjësisht që t’ia jep besimin atyre subjekteve politike në të cilat beson se do të mund të realizojnë të tanishme stabile dhe të ardhme më të mirë”.