Vëllazëria Myslimane e Egjiptit e ka përshkruar sundimin e presidentit egjiptian Abdel-Fatah al-Sisi si te “pasigurt”, duke parashikuar edhe rënien e tij.
Në një deklaratë të lëshuar kohëve të fundit, Vëllazëria tha se regjimi i al-Sisi kishte dështuar për të zgjidhur problemet kronike Egjiptit, veçanërisht në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë.
“Ky autoritet nuk mund të vazhdojë me të gjitha këto dështime”, ka pohuar grupi më i madh fetar në Egjipt, i cili u shpall i jashtëligjshëm.
Egjipti po përballet me një periudhë të inflacionit dhe shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur dhjetra njerëz gjatë javës së kaluar.
Kritikat ndaj qeverisë janë bërë gjithnjë e më të zëshme pasi që një aeroplan pasagjerësh u rrëzua në Gadishullin e Sinait javën e kaluar, duke vrarë 224 persona në bord.
Në ditët që pasuan, dolën raporte se avioni mund të jetë rrëzuar nga një bombë.
Vëllazëria Myslimane e përshkruan Sisin si “lider i grusht shtetit”, i cili udhëhoqi ushtrinë për të larguar presidentin legjitim Mohamed Morsi në vitin 2013.
Që nga rrëzimi i Morsit, autoritetet egjiptiane kanë zhvilluar një goditje të pamëshirshme ndaj disidentëve që ka në shënjestër kryesisht mbështetësit e presidentit të rrëzuar, duke e lënë mbi 2000 të vdekur dhe mijëra të tjerë prapa grilave.