Gjashtë vjeçarja Iris Grace Halmshaw nga Britania e Madhe është shembulli perfekt i asaj që dhuratat e papritura dhe të vlefshme mund të gjenden tek njerëzit, të cilët e shohin botën në një mënyrë të veçantë.
Iris është artiste dhe pikturat e saj shpesh krahasohen me ato të Claude Monet – falë vëmendjes së saj të jashtëzakonshme ndaj detajeve dhe ndjenjës fenomenale të ngjyrave.
Talenti i Iris ishte zbuluar në mënyrë pothuajse aksidentale në vitin 2013: prindërit e saj e inkurajuan të pikturojë, si një mënyrë për ta shprehur veten. Por së shpejti ata vunë re se kjo jo vetëm që e gëzonte vajzën e tyre, por ajo edhe dukej se e dinte me saktësi se çfarë ishte duke bërë, duke e mbushur letrën me pamje madhështore.
Iris përveç se ka fansa të shumtë anëmbanë botës, pikturat e saj janë shitur edhe nga mbledhësit e artit, transmeton Klan Kosova.