Verbërohet foshnja tre muajshe pasi fotografohet me blic nga afërsia

Një foshnje ka mbetur e verbër pasi që është fotografuar nga afërsia nga një mik i familjes, i cili kishte harruar ta fikte blicin e fotoaparatit përderisa fotografonte

Doktorët në Kinë kanë thënë se foshnja ka pësuar dëmtime të pakorrigjueshme nga blici, pasi që aparati gjendej vetëm 25.4 cm larg nga fëmija, raporton Daily Mail.

Menjëherë pas fotografimit, prindërit vërejtën se diçka nuk është në rregull me shikimin e djalit të tyre, transmeton Koha.net.

Pas incidentit, djali ka pasur shikim të reduktuar në syrin e tij të majtë dhe verbëri në syrin e djathtë. Dëmi është e thënë të jetë i përhershëm dhe nuk mund të riparohet as me operacion.

Blici i fortë ka dëmtuar qelizat e makulës, e cila pranon rrezet e dritës. Makula nuk zhvillohet plotësisht deri në moshën 4vjeçare që do të thotë se fëmijët nën këtë moshë janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë.

Artikulli paraprakKisha në Llapushnik po ndërtohet nën mbrojtjen e Policisë dhe të KFOR’it
Artikulli vijuesNjë shumë prej 400 eurosh është vjedhur nga xhamia e Tususit në Prizren.