Veriu, 40 mijë banorë

Enti i Statistikave i Kosovës është pajtuar që shifra prej 40 mijë banorësh për veriun t’i bashkëngjitet rezultatit final të regjistrimit të popullsisë që pritet të shpallet në shtator.

Kjo shifër ka dalë përgjatë një projekti të kryer në periudhën 2008-2009 në tërë Kosovën, pjesë e të cilit ka qenë edhe faza përgatitore për regjistrimin e popullsisë (censur).
Sipas Zërit, atëkohë, sipas drejtorit të Zyrës së Regjistrimit, Sadri Zabergja, kompania kosovare “StartGIS-shpk” është kontraktuar nga Enti i Statistikave për të kryer këtë fazë përgatitore, ndërsa rezultatet janë pranuar edhe nga UNOPS-i./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakProtestojnë qytetarët izraelit. JO, sulmit ndaj Iranit
Artikulli vijuesMiletiq: Veriu i Kosovës, tema kryesore politike