Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, në rajonin e Shkupit kanë humbur jetën 15 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të MPB-së, numri i viktimave do të rritet sepse edhe gjashtë persona tjerë konsiderohen të zhdukur. 22 persona raportohet se janë të lënduar. Gjithashtu, MPB-ja bën të ditur se detaje dhe informacione më të reja do të jepen gjatë ditës.