Mbrëmë rreth orës 20, në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit kanë pranuar një 28 vjeçare me inicialet M.A nga fshati Çegran, e cila paraprakisht ka pirë 40 tableta të llojeve të ndryshme.
Pas ndihmës mjekësore që i është dhënë në spitalin e Gostivarit, dhe për shkak të seriozitetit të përkeqësimit shëndetësor, ajo është transferuar për në klinikat e Shkupit, njoftoi TV2 – Gostivar.
Organet kompetente po hulumtojnë motivet që kanë shtyrë 28 vjeçaren nga Çegrani të vetëhelmohet.