Vetëvaret një 27 vjeçare nga Vushtrria

0
317

Një vajzë 27 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj, duke u vetëvarë në litar në shtëpinë e saj në fshatin Vilanc të Vushtrrisë.
Këtë ngjarje tragjike sot e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 një vajzë rreth 27 vjeçare është gjetur e varur me litar në një objekt përcjellës të shtëpisë së saj në fshatin Vilanc”, ka konfirmuar Avni Zahiti, zyrtar i lartë për informim në Drejtorinë rajonale të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Policia bënë të ditur se trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion në mjekësinë në Prishtinë. /Veriu.info/