Hapi 5 për një imazh më të mirë për veten: Mësohem të ballafaqohem me stresin

Çka, gjithçka ndikon në atë, se si e përjetoj stresin:
Sa të fuqishme janë ngjarjet, situatat, të cilat më tensionojnë dhe sa kohë zgjasin;
Sa jam person i ndjeshëm;
Në çfarë mënyre shikoj ngjarjen, situatën ( optimiste ose pesimiste );
Si janë përvojat e mia, si i kam zgjidhur problemet në të kaluarën;
Sa besoj që unë mund t’i përballoj vështirësitë
Çfarë përkrahje më japin njerëzit që më rrethojnë
Fëmijët dhe rinia mundohen në mënyra të ndryshme ta menaxhojnë stresin. Përdorin mënyra të ndryshme relaksim momenti dhe lehtësim, por problemi i tyre nuk zgjidhet por u shtohet edhe më shumë.

Për mënyrat më të papjekura të menaxhimit të stresit flasim atëherë kur shqetësohen në lidhje me shkollën , e shtyjnë duke shikuar televizor, duke luajtur lojëra në kompjuter… E lehtëson duke punuar, arsyetohet nga sëmundja, flejnë në gjumë ose mbyllen në vete. Mirëpo kur problemi forcohet edhe më shumë, dhe tek ai forcohet ndjenja se nuk mundet më, përdorin rrugë shumë të çuditshme për tu munduar të largohen nga problemi. Ngatërrohen në shtëpi, mungojnë në shkollë, konsumojnë alkool ose drogë, ngrënin shumë ushqim, qëndrojnë të uritur, merren me marrëdhënie seksuale në mosha të reja etj. Janë dhunues ndaj vetvetes, mundohen ta lëndojnë veten ose janë agresiv ndaj të tjerëve.

Në jetë, mund të mësojmë se si të përballemi me sfida të ndryshme dhe probleme, dhe për të reduktuar efektet e dëmshme të stresit.

Disa rrugë efektive që më ndihmojnë ta menaxhoj stresin:
Të organizoj me mençuri një aktivitet dhe një pushim (shiko gjithashtu kapitullin dhe hapin e 2 për një vet-imazh më pozitiv)
Ta ndjekësh një dietë të shëndetshme
Të jem fizikisht aktiv, të lëviz më shumë
T’i përfitoj dhe t’i mbaj shokët
Të buzëqesh
Sipas nevojës mësoj teknika të ndryshme të relaksimit, teknikat e frymëmarrjes, dhe teknikat e relaksimit të muskujve me meditim
Të ndërroj mënyrën e të menduarit të problemeve
Te gjeje ndonjë mënyrë të vecantë që do të më ndihmonte.

Artikulli paraprakVetëvendosje dhe Nisma për Kosovën arrijnë marrëveshje për koalicion në Prizren
Artikulli vijues7 mënyrat më absurde të kopjimit në provime