Takimi i kreut të VV-së me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell Takimi i kreut të VV-së me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell
Ambasadori i ri i Britanisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka vazhduar takimet me përfaqësues politikë në vend.
Ai është takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin e këtij subjekti politik, Visa Ymeri. Ky i fundi, sipas një komunikate të VV-së, e ka njoftuar ambasadorin O’Connell për, siç ka thënë ai, kapjen e shtetit nga partitë në pushtet.
“Ymeri dhe Ambasadori O’Connell e uruan njëri-tjetrin për pozitat e reja që kanë marrë këtë vit. Ata u pajtuan rreth disa vlerave dhe synimeve të njëjta sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, zhvillimit ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit”.
“Ambasadori O’Connell u interesua rreth zhvillimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës Qeverisëse së saj, si dhe në lidhje me temat dhe kërkesat konkrete të protestës së 18 prillit. Këto u shpjeguan nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar edhe sa larg ka shkuar problemi i kapjes së shtetit në Kosovë”.
“Palët ranë dakord në fund që të kenë një komunikim të shpeshtë dhe gjithnjë të hapur për të trajtuar çështje të ndryshme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Fazliut.
Kreu i VV-së, është takuar edhe me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson. Diskutimi mes delegacionit të VV-së, në krye me Visar Ymerin, dhe ambasadorin Nilsson, përqendrua rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mekanizmave që duhen vendosur në funksion për ta arritur këtë qëllim.
Diskutimi mes palëve u përqendrua rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mekanizmave që duhen vendosur në funksion për ta arritur këtë qëllim.
“Kryetari Ymeri prezantoi pjesë të ndryshme të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje që i japin zgjidhje situatës së rëndë ekonomike që është krijuar, sidomos sa i përket prodhimit dhe punësimit në vend, duke e orientuar atë në sektorë strategjik si bujqësia dhe energjitika”.
Ambasadori Nilsson bëri një prezantim të programeve të ndryshme zhvillimore që Qeveria e Suedisë ka nisur në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë që kanë sektorë si bujqësia për Kosovën, dhe tregoi që ka patur edhe kompani suedeze të cilat kanë shprehur interesin për të bërë investime direkte në Kosovë nëse do të krijoheshin kushtet e favorshme që do të shtynin edhe drejt uljes së ekonomisë informale.
Të pranishmit u pajtuan se duhet të rritet bashkëpunimi në të ardhmen sa i përket shkëmbimit të përvojës mbi praktikat që ka ndjekur shteti suedez rreth zhvillimit ekonomik dhe forcimit të administratës shtetërore’, thuhet në njoftimin e VV-së. kohaislame