Vetëvendosje në Prishtinë: Kisha Ortodokse do të rrënohet

Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu ka paralajmëruar se Kisha Ortodokse serbe “Shën Nikolla” që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duhet t’i nënshtrohet procesit të legalizimit që të mos rrënohet.

Ai në një konferencë për media tha se, deri më tani askush nuk ka aplikuar për legalizim, shkruan Zëri.

 

“Në bazë të dokumentacioneve tona ajo pjesë është pa leje dhe nëse nuk aplikon askush për legalizim deri në qershor, rrjedhimisht nuk do të trajtohet në periudhën për legalizim, do të hyjë në listën e rrënimit”, ka deklaruar ai.

Artikulli paraprakQyteza serbe ku mijëra kosovarë po i mbushin prej javësh hotelet dhe bujtinat
Artikulli vijuesMbi 200 migrantë të vdekur në Mesdhe