Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
“Në 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën. Në 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën”.
“Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës” thueht në njoftimin për media të Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.