VIDEO: Sinadinovski: Janë 100 mijë shqiptarë ortodoks në Maqedoni!

Branisllav Sinadinovski. Ai thotë se këtu mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, nuk mungojnë, sipas tij, kërcënimet dhe sulmet për të penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar të tyre si shqiptarë.

“Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, të ndërtojmë jo një, po më shumë kisha, çdokënd ku do të kërkojë dhe do të jetë e nevojshme për popullin shqiptar ortodoks, meqenëse atë e ndërtojnë maqedonasit, nuk shoh arsye përse ne jo, nuk kërkojmë shumë financa nga shteti sepse kemi edhe përkrahje nga gurbetçarët dhe njerëzit tanë”, thotë Sinadinovski.

Ai për gjendjen e Rekës së Epërme, theksoi se duhet angazhim dhe ndihmë prej popullit shqiptar, pa dallim feje. Sipas tij, numri i shqiptarëve ortodoks arrin mbi 100 mijë, dhe ata shërbejnë nëpër funksione të ndryshme.

“Mangësia jonë është se Reka e epërme gjate kohë, jo rastësisht është e anashkaluar. Një numër i madh i objekteve ndodhen në gjendje mizore, duhet mjete që të riparohen; Një pjesë e madhe nga të rinjtë ortodoks të komunitetit shqiptar e kanë harruar gjuhën, dhe në këtë plan është punë e vështire që të ripërtërihet. Jemi optimist dhe besojmë se me ndihmën e vëllezërve tanë myslimanë e katolikë, jo vetëm të Maqedoni por edhe të Shqipërisë dhe Kosovës, do të arrijmë sukses, sepse këtu harrojmë traditat. Vërtetë, ne i përkasim tre feve, por jemi një popull edhe atë popull i fortë, lirisht mund të them se shek. 21 i takon popullit shqiptar”, shtoi ai.

Branisllav Sinadinovski ndjehet krenar me prejardhjen e tij, ndërsa deklaron se do të insistojë përmes bashkësisë fetare shqiptare ortodokse, të njihet ky komunitet, pavarësisht kundërshtimeve të politikës maqedonase.

https://www.youtube.com/watch?v=x3AAA2tuW1s

Artikulli paraprakBiletat e shtrenjta të trenave thellojnë problemin e refugjatëve
Artikulli vijuesEra e hedh në tokë minaren e xhamisë në Prizren