Vidhen drogë, armë dhe 400 mijë dollarë nga stacioni i policisë në Massachusetts

Auditorët e stacionit “Braintree” të policisë në Braintree, Massachusetts, kanë njoftuar se nga ky stacion janë vjedhur nga dhoma e dëshmive droga, të paktën 60 armë dhe një shumë prej mbi 400 mijë dollarë, raporton “The Boston Globe”.

Sipas Prokurorit të Distriktit të Norfolkut, Michael Morrissey, nga ky skandal, i cili përfshin prova që datojnë nga viti 1999, mund të ndodhë që deri në 400 raste të mbyllen për shkak të dëshmive të humbura ose të prishura, transmeton Koha.net.

“Gjyqtarët e Norfolkut tashmë kanë hedhur poshtë këtë javë pesë raste që kanë të bëjnë me drogë, dhe madje edhe rastet të cilët tashmë janë mbyllur me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë mund të hedhen poshtë”, ka thënë Morrissey për “The Globe”.

“Ne nuk do të përdorim provat e prekura nga hajdutët. Është e thjeshtë”,tha ai. “Ne luajmë sipas rregullave, aq e dhimbshme që është që të lejojmë disa nga këta njerëz të shkojnë”.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se çfarë e shtyu hetimin, por prokurorët kanë kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts, Maura Healey, për të hetuar nëse janë bërë krimet.

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE: Liderët javën e ardhshme merren vesh për demarkacionin
Artikulli vijuesGazetarët rusë u arrestuan për kalim ilegal të kufirit në Kosovë