Viktima të reja në Alepo

Aktivistët sirianë thonë se së paku 15 njerëz janë vrarë në Alepo, ku forcat e sigurisë vazhdojnë të sulmojnë nga ajri.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve të martën, transmeton Rel.

Mbi 360 njerëz besohet se kanë humbur jetën gjatë nëntë ditëve të fundit.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar forcat siriane për përdorimin e të ashtuquajturave “bomba fuçi”, duke thënë se ato godasin zonat e banuara me civilë.

Artikulli paraprakPolicët e integruar të MUP-it refuzojnë urdhrat e Kosovës
Artikulli vijuesKinë: Vaksina që ju jepet foshnjave kundër Hepatit B, vdekjeprurëse