Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri ka folur në një emision televiziv rreth situatës aktuale që po ndodhë brenda këtij subjekti politik.
Pas gjithë atyre dorëheqjeve nga pozitat drejtuese të Vetëvendosjes, Ymeri ka dhënë një epilog se si qëndron sipas tij e vërteta e kësaj.
Ai ka thënë se së bashku me deputetin Glauk Konjufca kanë pasur një marrëveshje që sipas tij do të mundësonte veprim më të mirë brenda organizatës, transmeton Indeksonline.
Sipas Ymerit, Albin Kurti e kishte mirëmbajtur situatën aktuale që është krijuar në këtë parti.
“Unë kam pas disa takime ku jam takuar me Albin Kurtin dhe aktivistë tjerë që kanë përvojë në Vetëvendosje për ta gjetur një zgjidhe për këtë lëvizje. Ka qenë fundi i Prillit ose fillimi i Majit i vitit 2017, aty bashkë me Glauk Konjufcën e kemi formuar një marrëveshje me 5-6 pika që në mënyrë që Albini të ndal gënjeshtrat dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë elektoral. Deri në atë moment unë kam pasur një mendim që do të ketë zgjidhje.
Albini edhe e ka nis edhe e ka nxit një gjë të tillë dhe aktivistët e shumtë të kësaj partie e kanë shfrytëzuar situatën e cila është mirëmbajtur nga Albini, një marrëveshje e tillë që ka qenë marrëveshje që ti mbledhim ata që kanë folur për ta ndalur mënyrën e së vepruari brenda organizatës, kjo marrëveshje është refuzuar dhe për mua ka qenë e keqe, refuzimi i marrëveshjes ma ka dërgu mua personalisht një sinjal të keq”, ka thënë Ymeri në një emision të rtv21./Indeksonline/