Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Visar Ymeri, ka dhënë sot dorëheqje sot nga të gjitha pozitat e tij në parti.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku tha se po e bën këtë si akt zhgënjimi.
“Unë po jap dorëheqje, si akt zhgënjimi që nuk kam arritur që t’i ndalë linçimet dhe përbuzjet që kanë ndodhur kohëve të fundit brenda organizatës. Ka pasur një shpërfillje ndaj pozitës time dhe organeve tjera të lëvizjes. Shpresoj që dorëheqja ime të kuptohet si alarm, veçanërisht për ata që kanë qenë pjesë e linçimit”, ka theksuar Ymeri.
Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se kjo për të është dita më e vështirë e tij.