Vitamina B2 (Riboflavin)
Vitamina B2n ose e quajtur ndryshe me emrin riboflavin, është një substance e ngurtë me ngjyrë të verdhë në portokalli dhe me formulën kimike C17H20N4O6. Vitamina B2 është e tretshme në ujë dhe bën pjesë në grupin e vitaminës B. Ajo është një komponenet kryesor që përdoret edhe për aktivizimin e vitaminave të tjera. Më parë ka qënë e njohur edhe si vitamina G.
Emri “riboflavin” vjen nga “ribose” (sheqeri, forma e të cilit është reduktuar, ribitol forma e pjesës së strukturës). Flavin unaza-skelet e cila i jep ngjyrë të verdhë molekulës së oksiduar, (nga latinishtja flavus ‘i verdhë’) .
Roli i vitaminës B2 në trupin e njeriut
– Ndihmon funksionin e sistemit imunitar.
– Ndihmon funksionin e sistemit nervor.
– Ruan shëndetin e lëkurës dhe të flokëve.
– Ruan shëndetin e syve.
– Forcon dhe ruan shëndetin e mëlçisë.
– Riboflavin gjithashtu është e lidhur me shëndetin riprodhues.
– Një nga funksionet unike të vitaminës B2 është se ajo lufton disa efekte të plakjes si, humbjen e kujtesës dhe parandalimin e sëmundjes Alzheimer.
– Parandalon verdhëzën neonatale, aneminë dhe anoreksinë.
– Lufton depresionin dhe migrenën.
– Ndihmon trupin të prodhojë energji.
– Riboflavin është një anti-oksidant që lufton radikalet e lira.
– Ndihmon vitaminën B6 të transformohet në folate dhe hekur.
– Kjo vitaminë është e nevojshme që në trupin e njeriut të bëjë shpërbërjen e yndyrave dhe të proteinave.
– Ndihmon rritjen dhe zhvillimin e trupit.
– Ndihmon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Shenjat dhe simptomat e mungesës së riboflavinës
– Të çara në anët e gojës dhe gjuhës.
– Tharje të buzëve.
– Ulçëra të gojës.
– Buzë të kuqe.
– Dhimbje fyti.
– Lodhje .
– Çrregullime në tretje.
– Anemi, mangësi të hekurit.
– Sytë mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës, mund të lotojnë ose të skuqen.
Burimet e vitaminës B2
Spinaqi
Panxhari
Kërpudhat
Frutat e detit
Vezët
Qumështi i lopës
Brokoli
Sallata zvicerane
Bishtaja
Rrepa
Sallata jeshile/marule
Mustarda
Specet
Soja
Kosi
Bajamet
Gjeli i detit
Bizele të njoma
Patatja e ëmbël
Sardelet
Kungulli
Rrushi
Karrota
Lulelakër
Selino
Speca djegës
Mbidoza e vitaminës B2 mund të shkaktojë
– Kruajtje.
– Mpirje.
– Djegie të lëkurës ose ndjesi pickimi.
– Ndjeshmëri ndaj dritës.
– Urinim me ngjyrë të verdhë ose portokalli.
Rekomandimi ditor i vitaminës B2:
• 6-12 muaj: 0.4 mg
• 1-3 vjet: 0.5 mg
• 4-8 vjet: 0.6 mg
• 9-13 vjet: 0.9 mg
• 14-18 vjeç, femra: 1.0 mg
• 14-18 vjeç, meshkuj: 1.3 mg
• 19+ vjeç, femra: 1.1 mg
• 19+ vjeç, meshkuj: 1.3 mg
• Gratë shtatzëna: 1.4 mg
• Gratë gjidhënëse: 1.6 mg