VIZITA KRITIKE NË LINDJEN E MESME

Me 11 ministrat e tjerë Davutollu do të takohet në pikën e kalimit kufitar Refah, që ndodhet në kufirin Egjipt-Palestinë. Më pas delegacioni i përbërë nga ministrat e jashtëm bashkë me drejtuesit e Hamasit do të kalojnë në Gaza dhe do të vizitojnë të plagosurit që mjekohen në spitalin “Shifa”.

Ministrat do të vizitojnë gjithashtu edhe ndërtesën ku humbën jetën 12 vetë nga e njëjta familje si pasojë e ofensivave ajrore të Izraelit. Do të takohen me pjesëtarët e tjerë të familjes që kanë mbijetuar dhe do t’u shprehin atyre ngushëllimet.

Ahmet Davutollu dhe ministrat e tjerë të jashtëm të vendeve arabe do të vizitojë edhe godinat e tjera të rrënuara, kryesisht ndërtesën e parlamentit dhe të kryeministrisë. Këtu ministrat e jashtëm të vendeve arabe do të takohen me banorët palestinezë.

Në Gazë delegacioni i ministrave të jashtëm do të takohet dhe shkëmbejë mendime me autoritetet palestineze.

Mësohet se gazetarët turq janë duke pritur momentalisht në Pikën e Kalimit Kufitar Refah për të hyrë në Gazë.

Nga ana tjetër nesër do të shkojë në Izrael edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Artikulli paraprakKriza në Gaza dhe marrëdhëniet SHBA – Turqi
Artikulli vijuesProblemi më i madh i sistemit Android 4.2