EKSKLUZIVE -Redaksia e Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” ka vizituar xhamin “Islam Begu” në qytetin e Nishit, xhami kjo që daton siq thuhet në tablon e xhamis qysh prej shekullit XVIII-të. Gjatë një vizite në Xhaminë “Islam Begu” në qytetin e Nishit, qytet ky i dyti më i madhë për kah numri i banorëve në Serbi, gazetari i Agjencisë “Presheva Jonë” ka biseduar me imamin shqiptarë të kësaj Xhamie ef.Irfan Rekajn nga fshati Neredime i Komunës Ferizaj e Republikës së Kosovës.
Ne bisede e siper biseduar me imamin kosvar n mdis Nishit, se si ndodhi që ai të vie imam në këtë qytet, ef. Rekaj tregoi se nga Ferizaj ishte shperngulur qysh në vitin 1995 për të studiuar së pari në Novi Pazar, pastaj kishte qenë si imam i Ramazaneve nëpër qytete të ndryshme dhe tash është imam i kësaj Xhamie nën ombrellën e BI të Republikës së Serbisë. “Xhami në të cilën unë jam imam është e dyta më e madhe në Nish, është edhe një tjetër më e madhe se kjo, xhematin kryesisht i kemi romë, boshnjak dhe pak serb për të mos thënë fare. Probleme nuk kemi zakonisht nuk kemi, pos në rastet kur kemi trazira ndër etnike në Kosovë, ato reflektohen edhe tek ne, disa herë na e kanë djeg minaren neve por edhe xhamis tjetër, por pra janë rregulluar” tha ndër tjera ef.Irfan Reklaj