Vrasja e muslimanëve dhe politikanët tanë!

‘Rreshti i mbrojtësve të zellshëm të lirisë le të gjunjëzohet para jetëve të humbuna në tokën e miqve amerikanë!!! Për ironi, sot le të shohim inkoherencën e liberalëve të vrullshëm që me cinizëm shkunden nëpër standarde të dyfishta sa herë rrahin ujë n’hava për “shenjtërimin e jetës”. Ky cinizëm i pashoq i tund flamujtë e” lirisë së fjalës” dhe mediat që vjellin helm veç për hesap të një grushti njerëzish.

Vajtimi i Charlie Hebdo natyrisht ishte dhurata jonë për humorin francez me shije, kurse tre të rinjët e vrarë sot në Karolinën Veriore përveç se anashkalohen sepse qenkan muslimanë, vrasësi i tyre sido që të jetë (ateist apo besimtar) do të falet dhe ai s’ka mundësi me qenë terrorist, ekstremist a fundamentalist. Biles do justifikohet me shpikjen e ndonjë çrregullimi mendor.

Standardi i dyfishtë si vazhdim i dhunës simbolike dhe “hipokrizisë intelektuale” ushtrohet aq sistematikisht sa elitat mobilizohen sa herë cënohet liria për të ofenduar dhe për të vrarë të dobëtit a më pak të “civilizuarit”. Heshtja e mediave dhe shpërfillja e “intelektualëve” kundrejt vrasjes së tre studentëve është shkelje mbi ndjesitë e tjetrit, shkelje e dinjitetit njerëzor dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut!

PRA, kryeministri i Shqipërisë le t’mbledhë tanë psikologët e të niset për në NC meqë dorasi me siguri ka patë probleme mendore, kryeparlamentari le të ndezë qirinjë në Prishtinë, Presidentja le ta mbush sheshin me lule se ishin dy vajza që vdiqën, në mos intelektualët le të dalin e të na thonë nëse ka vend për të sëmurët mendor në shoqërinë tonë, kurse karikaturistët le t’i ngjyrosin faqet me karikatura kundër “antisemitstëve” (meqë tre studentët e vrarë paskan mbledhur fonde për fëmijët palestinez), ateistët – të krishterët e budistët le të mos kërkojnë falje se fajin e kanë muslimanët, e këta të fundit le të kërkojnë falje që janë të paragjykuar e të përjashtuar vazhdimisht.’ Fjolla Spanca

Artikulli paraprakTiranë, gjendet eksploziv pranë gjimnazit “Petro Nini”
Artikulli vijuesPutin: Arrihet marrëveshje për armëpushim në Ukrainë