Vritet gazetari sirian, i cili i ka zbuluar krimet e SHI-së

Gazetari sirian, Naxhi Xherf, i cili është autor i filmave dokumentar në të cilat janë shfaqur krimet e Shtetit Islamik, është vrarë dje në Turqi, kumtoi grupi për të cilin ka punuar “Raka vritet qetë”.

Xherf, i cili është baba i dy fëmijëve, është vrarë me pistoletë me një shoqërues në Gaziantep, qytet turk në kufi me Sirinë.

Një mik i tij deklaroi se ai këtë javë është dashur të udhëtojë drejt Parisit, pasi bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së tij ka marrë leje për azil në Francë.

“Raka vritet qetë” është grup i gazetarëve i cili merret me keqpërdorimin e të drejtave të njeriut në Raka, qytet të cilin SHI e vlerëson si kryeqendër të saj në Siri.

Xherf, i cili ishte redaktor në revistën mujore “Henta”, në dokumentarët e vet, midis tjerash, ka zbuluar se çka bërë SHI gjatë luftimeve të përgjakshme rreth Alepos.

Artikulli paraprakNusja tetovare më e shtrenjta në Ballkan
Artikulli vijuesKrizë diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Brazilit