Vritet një anëtar i Vëllazërisë Myslimane

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit ka konfirmuar se njëri prej anëtarëve të saj është vrarë në përleshje me kundërshtarët e presidentit Muhammad Morsi.

Dhuna, e cila ka lënë dhjetëra të tjerë të plagosur, ka zënë vend të dielën, jashtë zyrës së lëvizjes, në qytetin Nile Delta.

Sipas disa raporteve, përleshjet kanë shpërthyer pasi protestuesit kanë sulmuar zyrën e Vëllazërisë Myslimane.

Morsi ka qenë lider i saj para se është zgjedhur në postin e presidentit.

Kjo është vdekja e parë e raportuar prejse Morsi, të enjten, ka nxjerrë një dekret të ri, ndersa Morsi pritet të takojë sot gjykatësit, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e dekretit të ri kushtetues./BS/kohaislame

Artikulli paraprakLuftëtarët opozitar po i afrohen Damaskut dhe kanë rrëzuar dy avion
Artikulli vijuesHodhi fëmijën nga dritarja e maternitetit