Vritet një xhemat i sektit Ahmedi

Policia ka konfiskuar një taxi kompanisë Uber e cila ka lidhje me vrasjen e shitësit të njohur Asad Shah.

40 vjeçari Shah, ishte gjetur para dyqanit të tij i plagosur rëndë me thikë në zonën Shawlandës në Glasgow.

Passati ngjyrë hyri i Uber taxi u zbulua i parkuar në të kundërt të dyqanit të gazetave të Shahit.
Kjo makinë e konfiskuar ishte e regjistruar si makinë private në qytetin e Bradfordit, 200 milje nga skena e krimit transmeton Independent.

Policia e Skocisë ka refuzuar të komentojë mbi makinën e konfiskuar.

Ai i takonte sektit të Ahmedive, para se të vritej kishte postuar një video për pashkët duke uruar të krishterët në Facebook.

I dyshuari nuk dihet ende se cili është.

Njerëzit kanë ngritur një fond për familjen e tij që ka mbërrirë në 70,000$. /KohaIslame

muslim-shopkeeper

Artikulli paraprakPoshtërsi: KEDS-i ta merr edhe lopën
Artikulli vijuesJa sa u dënua simpatizanti i Trumpit që donte të vriste myslimanët