Vuçiq: Ka përparim për komunat serbe në Kosovë, detajet i dinë vetëm katër veta

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se në Bruksel është arritur përparim serioz në bisedimet për Asociacionin serb të komunave, porse ka një marrëveshje pajtimi që rreth tij të mos dilet në opinion.

“Nëse ia nisim të flasim, druaj se asgjë nga marrëveshja nuk do të kishte. Kjo është marrëveshje me komisaren e lartë Federica Mogherini”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net shkrimin e Blicit beogradas.
 
Për këtë, ka thënë, ai pos tij, dinë drejtoi i Zyrës së Kosovës Marko Gjuriq dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.
 
Isa Mustafën, kryeministër i Kosovës dhe Hashim Thaçin, zëvendëskryeministër i vendit, Vuçiq nuk i përmend në raport me Asociacionin…
 
Lidhur me barrikadën në urën e Ibrit, ai ka thënë se ajo do të hiqet vetëm nëse shqiptarët pranojnë që ajo të jetë zonë këmbësorësh
 
Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk mund t’i heqë të gjitha e shqiptarët të mos bëjnë asgjë.
 
“Nëse na e marrin të drejtën që ne të vendosim për komunat tona veriore se ku duhet të jetë zona e këmbësorëve, atëherë për çfarë mund të vendosim ne”, është pyetur Vuçiq duke shtuar se barrikada në Ibër nuk është përmendur në Marrëveshjen e Brukselit.kohaislame
Artikulli paraprakBajrami: Do ta zvogëlojmë numrin e studentëve për Ekonomik e Juridik
Artikulli vijuesPakistan: mbi 1.000 të vdekur nga moti i nxehtë