Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot, para nisjes për Bruksel, ka thënë se “njohja e Kosovës dhe anulimi i fletarresteve nuk do të jetë temë e bisedimeve” me udhëheqësit e Kosovës.
Sipas tij, temë më e rëndësishme është “përdorimi i armëve në veri”, transmeton lajmi.net.
“Ne shkojmë për bisedë të hapur, por që të bisedojmë për pranimin e Kosovës dhe për atë se a janë lejuar krimet e luftës, këtë film nuk do ta shohin. Për këtë nuk dua të flas”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon në bisedime njohjen e Kosovës, siç ka paralajmëruar, Vuçiq ka thënë: “I thoni atij hajt tash pije edhe një kafe dhe tash nga fillimi diçka për të cilën mund të bisedojmë. Kemi tema tjera të rëndësishme për të bisedime, e këto janë përdorimi i armëve dhe mjeteve”.
Ai ka thënë se i ka dëgjuar disa paralajmërime të palës kosovare, por se nuk ju frikësohet atyre.
“I kam dëgjuar disa paralajmërime ‘ne sonte do t’ju tregojmë serbëve’, por sa herë janë atje nuk më thonë asgjë”, ka ironizuar Vuçiq.
Takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë do të mbahet sonte në Bruksel.
Pala kosovare përfaqësohet nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, kurse ajo serbe nga kryeministri Vuçiq dhe presidenti Nikoliq.