Vulin: S’mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes nderkombetare

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se nuk mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, pasi në Kosovë “ka mbi 1,000 serbë të vrarë dhe vetëm dy dënime të krimeve”.

“Autorët e krimeve duhet të dënohen. Duhet të dimë emrat e tyre. Derisa nuk i dimë ata, krimet mund të përsëriten”, ka thënë Vulin për mediat serbe transmeton REL.Vulin po qëndron në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare. Ai sot pritet të vizitojë Prizrenin.Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës./BS/kohaslame

Artikulli paraprakOKB, kritika Izraelit për emigrantët
Artikulli vijuesTeheran: Ishujt e pushtuara të Emirateve, janë dhe do të mbeten iraniane