Afera të rënda korruptive të imamit të Pejës

Nuk kanë të ndalur abuzimet e të gjitha natyrave të udhëheqësve fetarë. I njohur si imam i moderuar, Zuhdi Hajzeri, është bërë pjesë e një skeme të mashtrimit për punësime në PTK. Hajzeri ka pranuar mijëra euro për t’i punësuar disa të afërm të tij, gjë të cilën nuk e ka realizuar.

Imami nga Peja Zuhdi Hajzeri, më 27 nëntor 2014 dyshohet t’i ketë marrë 20 mijë euro kesh që më pas t’i dorëzojë te zyrtari i lartë i PTK’së, Gazmend Isufi, për t’i punësuar disa persona në Posten e Pejës. Krejt kjo punë është kryer në restorantin “Gjahtari” në Kijevë të Malishevës. Zyrtarit Isufi, kjo dallavere i ka kushtuar me arrestim dhe suspendim nga puna, vitin e kaluar.

Gazeta Express ka fakte se imami Hajzeri dhe Gazmend Isufi kishin mashtruar disa persona, me pretendimet se ata do të punësohen në PTK, duke ua marrë një shumë të majme të parave. Vlera e parave që ata i kanë marrë një presoni sillet nga 3 mijë e deri në 5 mijë euro.

Disa nga ata që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, i kanë treguar Gazetës Express detajet se si ka rrjedhur kjo ngjarje.

Për rastin në fjalë është i njoftuar edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifaj. Ai ka treguar për Express se rastin e ka paraqitur edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Por, me imamin Zudi Hajzeri thotë se nuk ka folur kurrë për këtë ngjarje.

“Jo me personin në fjalë nuk ka diskutuar kurrë për këtë çështje. Ai nuk ka shprehur interesim të flasë për këtë punë. As unë nuk ka insistuar, pasi kam konsideruar se është më shumë çështje private dhe nuk ka të bëjë direket me punën tonë”, ka thënë Arifaj

Ai ka treguar se më rastin është njoftuar nga dy hoxhallarët e tjerë që janë pjesë Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë.

Arifaj ka bërë të ditur se Fuad Hoxhaj, sekretar në KBI, dhe Muhamed Mavraj , arkëtar në MBI i kanë treguar se janë intervistuar nga policia.

“ Këta dy imam më kanë treguar për rastin. Ata më kanë treguar se janë intervistuar nga Policia për këtë rast, në cilësinë e dëshmitarëve.. As puna e tyre nuk ka të bëjë me institucionin tonë, por ata kanë shprehur vullnet të më tregojnë për rastin”, ka thënë Arifaj.

Artikulli paraprakKirurgu maqedonas, Miro Popov, dëshiron të “mbyt” vajzën shqiptare, partitë shqiptare heshtin?!
Artikulli vijuesShukri Aliu me letër prej burgu i përgjigjet Ali Ahmetit: Po, unë jam “ekstremistë”