Xhamitë më të njohura në botën muslimane

Këto janë disa nga xhamitë më të njohura në botë, kuptohet pas tri Haremeve. 

1. Kupola në Shkëmb në Jerusalem (viti 669), vakuf i halifit Abdulmelik. Është godinë tetëanëshe me anët prej 10.60 m gjerësi, ndërsa muret janë të larta 9.50 m. Pjesët e tjera, ngjyrat, kaligrafia, mermeri i përpunuar, kapitelet e praruara, aplikacionet e bronzit, mozaikët me ornamente kryesisht florale. Bukuri unikale. Kjo xhami si pasojë e propagandës mediatike të çifutëve shpesh ngatërrohet me Xhaminë e Aksasë, por kjo nuk është Mesxhidul Aksa, por është afër kompleksit të saj.

1. Dome of the Rock in Jerusalem Israel

2. Xhamia emevite në Damask (nga viti 706), vepër e Velidit I, është niveli më i lartë i arkitekturës sakrale emevite. Ka dimensione të çuditshme, 155 x 100 m.), e dekoruar me kuptimin artistik më të lartë dhe me tërë shkëlqimin e kohës së vet.

2. Umayad Mosque 2.1 Umayad Mosque

3. Xhamia e Madhe në Halep (e ndërtoi Sulejman ibn Abdulmeliku më 715-717), është xhamia më e rëndësishme në këtë qytet. Ndonëse është restauruar disa herë, ajo e ka ruajtur tërë bukurinë e vet.

3. Aleppo inside the Great mosque 1280

4. Xhamia Sidi në Ukba, në Kajrevan (shekulli 709). Fillimi i ndërtimit të xhamisë i përshkruhet Sidi Ukba ibn Nafiut. Pamja e saj e tashme është qysh prej shekullit të IX-të. Dallohet me 414 shtylla, me lartësi dhe trashësi të ndryshme.

4. Kairouan Mosque Stitched Panorama

5. Xhamia e Zejtunit në Tunizi (shekulli 7-9), me disa variante të caktuara, ndjek modelin e xhamisë në Kajrevan. Xhamia është restauruar disa herë, e ndër më të rëndësishmet ajo në kohën e halifit abasit El-Mu’tesimit.

5. Zaytuna

6. Xhamia në Kordobë (786-1009). Fillimisht ndërtesë modeste e Abdurrahmanit I, por gjatë kohës së Abdurrahmanit II, Hakemit II dhe Mensurit, do të rritet në dimensionet 176 m x 128 m. Ngjyrat, harqet, kaligrafia, dekori, mihrabi e të tjera janë të jashtëzakonshme. Gjatë viteve 1523 dhe 1607, xhamia është shndërruar në katedrale.

6. Mezquita Cordoba 6.1 Mezquita Cordoba

7. Medinet’uz-Zuhra (936-1010), qyteti rezidencial i halifit Abdurrahmanit III, 13 km në veriperëndim të Kordobës, në bregoret e Siera Morenës. Qyteti është vendosur në tri tarraca: në tarracën më të lartë ngrihej pallati perandorak, në të mesmen ndërtesat administrative, salloni për pritje, banesat e nëpunësve të dalluar të pallatit dhe të anëtarëve të familjes së halifit, vreshtat dhe kopshtijet, ndërsa në tarracën e poshtme, rreth Xhamisë së Madhe, ishin banesat private.

7.0 Medni Zahra  7. Medni Zahra

8. Malvija – xhamia në Samarra (847-861). E ndërtoi halifi Mutevekkili, është objekti sakral më monumental në historinë islame. E rrethuar me mur, me rreth 31.000 m2 . Në të mund të falen 100.000 namazxhinj. Hapësira e saj është 240 x 156 m). Minareja është e gjatë 50 m.

8. iraq-great-mosque-650 416

9. Xhamia e Ahmed Ibn Tulunit në Kairo (ndërmjet 876-879) është një nga objektet më interesante të kryeqytetit egjiptian. Ndonëse ka ndjekur shembullin e xhamisë në Samarë, por me dimensione më të vogla (140 x 33 dhe 122 x 26 m), ajo megjithatë ofron zgjidhje origjinale.

9. Mosque of Ahmed ibn Tulun be7087

10. Xhamia dhe Universiteti El-Ez’her në Kairo (970-972) është vakufi më i vjetër fatimit. Nga pamja e vjetër, kompleksi ka ruajtur vetëm disa elemente. Karakterizohet me arabeskë interesante dhe kaligrafi kufiane.

10. alazharmosque

11. Minareja e Mesudit III në Gazna (nga viti 1114). Arkitekturë interesante me dekor të jashtëzakonshëm. Është i pranishëm shkrimi kufian dhe arabeska.

11. Mesud III Minaret

12. Mesxhidu xhuma në Isfahan (1088-1089) është xhamia më e çmuar me ivan në Persinë selxhukiane. Kjo godinë abasite është riparuar në kohën e Melik-shahut. Muret, ivanët, mihrabi etj. janë tejet interesante me arabeskat, kaligrafinë nes’h, pllakat shumëngjyrëshe të emaluara me fajancë që dekorojnë ivanët, minaret dhe fasadat e oborrit.

12. Jameh-Mosque-Isfahan-QJEL-08 12.1 Jameh-Mosque-Isfahan-QJEL-08

13. Minareja në Xhamu (1153-1203) e lartë rreth 60 m., është simbol ngadhënjimi i sulltanit gurit, Gijasuddinit. Karakterizohet me strukturën arkitektonike, shkëlqimin shkëlqyes dhe me monumentalitet luksoz. Është futur nën mbrojtje të UNESCO-s.

13. minaret of jam afghanistan 13.1 minaret of jam afghanistan

14. Xhamia Karavijun në Fes (rreth 1135), është përmendore e rëndësishme nga koha e El-Murabitunëve (1060-1147). Karakterizohet me shtylla specifike dhe kupolës së pasur me stalaktite.

 14. Kairaouine MosqueFez 14.1 Kairaouine Mosque Fez

15. Xhamia në Tlemsen (nga viti 1136) dhe është riparuar diç një shekull më vonë. Kjo ndërtesë është me dimensione 60 x 50 m. Ka elemente të imitimit të xhamisë së Kordobës.

15.0 Grande mosquee Tlemcen face 15. Grande mosquee Tlemcen face

16. Xhamia Kutubije në Marakesh (87 x 58 m.) është ndërtesa më e rëndësishme e El-Muvehiddunëve (1133-1269) në Marok. Ndërtimin e filloi sunduesi i parë i kësaj dinastie Abdu’l-mu’mini më 1147, kurse e përfundoi pasardhësi i tij, Jusufi. Jakub El-Mensuri me minaren e ndërtuar i dha formën përfundimtare xhamisë.

16. MoroccoMarrakech Koutoubia mosqueFromGarden1

17. Giralda në Sevilje (tash kambanë në katedrale, është minare e xhamisë së rrënuar, të cilën e ndërtoi Ebu Jakub Jusufi më 1171. Një pjesë e saj është ruajtur deri sot.

17. Giralda mosque seville 17.1 Giralda mosque seville

18. Al-Hambra në Granadë (1333-1391), e ndërtuar gjatë kohës së Jusufit I dhe Muhammedit V. Karakterizohet me stil kontrastiv, me synim që të arrihet veprimi dekorativ dhe faktori i perspektivës e jo formësimi arkitektonik. Harqet gjysmëharkorë në shtyllëzat e dyfishtë prej mermeri, dritaret e dyfishta, kaligrafia dhe dekoret stalaktite e plotësojnë mrekullinë e formës. Për fat të keq, disa pjesë të këtij kompleksi janë ndërruar, shkatërruar ose bastarduar me rindërtimet dhe riparimet e mëvonshme.

18.1 Al Hambras 18. Al Hambras

19. Medreseja Shir-Dar në Samerkand (1610) është quajtur kështu për shkak të dy figurave të luanit të prezantuar në mozaikun nga pllakat e fajancit në ivanin hyrës.

19. Shir Dar Madrasa

20. Xhamia Ulu në Bursë (nga viti 1396), me shumë kupola dhe dy minare. Përmasat e saj janë 63 x 50 m.

20.0 Ulu Mosque Bursa1 20. Ulu Mosque Bursa1

 

21. Xhamia Selimije në Edirne, e vendosur në kodrinën, e cila dominon në qytet, është kryevepër e Mimar Sinanit. Është ndërtuar ndërmjet viteve 1570-1574, në kohën e Selimit. Përmasat e saj janë 186 x 135 m. Arkitektura dhe katër minare, me tri sherefe, janë bukuri e llojit të vet.

21. selimiye 21.1. selimiye

22. Mesxhidi Shah në Isfahan (vakuf i Shah Abasit I (1587-1629), është xhamia më grandioze e safevitëve. Dekori, ivanet, fasada, harqet, ngjyrat janë të jashtëzakonshme.

  22.1. Shah Mosque 22.2. Shah Mosque

23. Medreseja e Shah Sulltan Huseinit në Isfahan (Mader-i Shah) (e ndërtuar rreth vitit 1710). Medreseja e fundit e madhe në Persi.

23.Hossein Madrasa

24. Xhamia Badshahi në Lahorë (1673-1674), e ndërtuar gjatë sundimit të Aurangzebit, është godina më e madhe sakrale mogule dhe dëshmitari i fundit i arkitekturës së pastër mogule. Çdo gjë duket impresive.

24.0 Badshahi Mosque Lahorejpg 24. Badshahi Mosque Lahorejpg

25. Xhamia Gjenne në Mali (1906) është ngritur në rrënojat e xhamisë së shek. XIII, me sipërfaqe prej 40 x 40 m.

25. Djenne Mosque of Mali

26. Xhamia Istiklal në Xhakartë (1955-1984) është xhami shtetërore e vendit më të madh musliman në botë. E ndërtuan mjeshtrit dhe zejtarët e vendit. Dekori i brendshëm është prej mermerit, qeramikës dhe çelikut.

  26.0 Istiqlal-Mosque-in-Jakarta-Indonesia 26. Istiqlal-Mosque-in-Jakarta-Indonesia 26.2 Istiqlal-Mosque-in-Jakarta-Indonesia

27. Xhamia e mbretit Fejsal në Islamabad (1966-1986) pranon 10.000 besimtarë brenda dhe 80.000 besimtarë në hapësirat përreth. Është përzierje e stilit klasik dhe modern. Arkitekti ishte turk me emrin Vedat Delakoy. Edhe forma e jashtme edhe e brendshme është impresive me pllakat prej qeramike dhe mbishkrimet monumentale kaligrafike.

27. King Faisal Mosque Islamabad 27.1 King Faisal Mosque Islamabad 27.2 King Faisal Mosque Islamabad

28. Xhamia e Sinan pashës në Prizren (1615), sipas të gjitha gjasave përfundoi më 1615, kur edhe vdiq Sinan pasha (i lindur në Vilë në Shqipëri). Po ashtu, kjo xhami kishte edhe medresenë dhe biblioteken. Xhamia bën pjesë në mesin e xhamive më monumentale në Ballkan. Karakterizohet me një kupolë me një diametër prej 16.5 m. dhe me një dekor të pasur në enterier.

28. Sinan Pasha Mosque 28.1 Sinan Pasha Mosque

[1] Shënmet kryesisht janë marrë nga: Atlasi i botës Islame, Sarajevë, 2004.

Perkthyer në shqip: N.Ibrahimi

Përgaditi: kohaislame.com

Artikulli paraprakOrganizata e Konferencës Islamike dhe shtetet anëtare të saj
Artikulli vijuesSiri – OKB: 60 mijë të vdekur nga dhuna e Asadit