XI TIMONIERI I RI I NJË KINE NË NDRYSHIM

Xi Jinping mbetet një enigmë aq sa personaliteti i tij përzihet me karrierën e një politikani komunist, i cili kaloi me aftësi dhe kujdes të gjitha nivelet e hierarkisë komuniste.
Ai do të kryesojë vendin më të populluar të botës deri në vitin 2022.

Xi Jinping mbetet një enigmë aq sa personaliteti i tij përzihet me karrierën e një politikani komunist, i cili kaloi me aftësi dhe kujdes të gjitha nivelet e hierarkisë komuniste.

Lideri, i cili lindi pas themelimit të regjimit nga Mao Ce Duni (i ashtuquajturi Timonieri i Madh), në vitin 1949, është i biri i një heroi revolucionar dhe një nga “princat e kuq”, që formojnë nomenklaturën e re të fuqisë së dytë botërore ekonomike.

Topolak, me flokë të zinj të ndara me një vijë të drejtë, Xi Jinping, 59 vjeç, pason Hu Jintaon, si numri një i Partisë Komuniste Kineze, partia e vetme e gjithëfuqishme e vendit.

Në kontrast me pamjen e ashpër dhe gjestet robotike të paraardhësit të tij, Xi Jinping është më i dashur, më i ngrohtë dhe më i çlirët.

Por përtej pamjes, ky i fundit mbetet në thelb një enigmë.

Bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, një këngëtare e Ushtrisë Popullore Çlirimtare është edhe më e famshme se ai në Kinë.

Çifti ka një vajzë, Xi Minze, e cila studion në Universitetin e Harvardit me një emër të ndryshuar.

Sekreti që rrethon Xi Jinping u thye në qershor nga agjencia “Bloomberg”, që zbuloi pasurinë kolosale të familjes së tij. Një hetim që u censurua menjëherë në Kinë.

Misteri u rrit në fillim të shtatorit, kur ai u zhduk pa lënë gjurmë për rreth 10 ditë duke shkaktuar një valë spekulimesh rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Në vitin 2009 ai befasoi gjatë një udhëtimi në Meksikë duke folur me një ton të ashpër për shtetasit e huaj.

Sipas një telegrami të zbuluar nga WikiLeaks, Xi u deklaroi diplomatëve amerikanë se pëlqente filmat me luftë të Hollivudit dhe i preferuari ishte “Saving Private Ryan” i Spielbergut.

Por, që të njohim më mirë të mistershmin Xi Jinping duhet të kthehemi në vitet e trazuara të rinisë së tij.

Babai i tij, Xi Zhongxun, një nga themeluesit e gueriljeve komuniste, u dënua me burg nga Mao Ce Duni.

U shpall i pafajshëm me kthimin në pushtet të Ten Hsiao Pinit.

Pjesa tjetër e familjes vuajti nën Revolucionit Kulturor (1966-1976). Nëna e Xi Jinping u dërgua në një kamp përqëndrimi, ndërsa një motër e tij u vra.

Xi Jinping përfitoi nga bibliotekat e braktisura për të mësuar çdo gjë që i binte në dorë.

Adoleshent, u dërgua në fshatin Shaanxi, në veri të vendit për riedukim, ashtu si miliona nxënës dhe studentë.

I dëshpëruar nga kushtet e vështira dhe fshatarët, largohet pas disa muajsh. Arrestohet dhe përjeton kampin e përqëndrimit, para se të punojë në fushat e Shaanxi.

Kthimi shkon mirë, ai hyn në parti në vitin 1974.

Pasi u pranua në vitin 1975, nën drejtimin e Partisë Komuniste, në Universitetin prestigjioz Tsinghua të Pekinit, diplomohet në inxhinieri kimike, një profesion që nuk e ushtroi asnjëherë.

Këto poste ia dedikon babait të tij.

Xi Jinping vazhdoi më pas një karrierë të suksesshme komuniste, pa famë dhe duke shmangur vështirësitë.

Ai gjen mjedisin e privilegjuar të fëmijërisë së tij dhe martohet me vajzën e ambasadorit kinez në Britaninë e Madhe, me të cilën divorcohet tre vjet më vonë.

Në vitin 1985, qëndron në SHBA për të studiuar për bujqësi.

Emërohet guvernator i Fujian në vitin 2000, shefi i Partisë në Zhejiang në vitin 2002, dy provincat bregdetare të Kinës.

Në vitin 2007 u thirr nga Hu Jintao për të punuar në Shangai, ku numri një i Partisë u përfshi në një skandal korrupsioni. Ai e zëvendësoi.

Në tetor të vitit 2007, Xi Jinping hyn në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, grupi i pushtetit, pas një kompromisi në emër të tij mes Hu Jintaos dhe paraardhësi të tij, Jiang Zemin.

Numri gjashtë mes nëntë anëtarëve, ai ngjitet përsëri, zëvendëspresident i shtetit në mars të vitit 2008, më pas zëvendëskryetari i Komisionit të fuqishëm ushtarak në tetor të vitit 2010, u konfirmua si pasardhësi i denjë i Hu Jintaos.

Jashtë vendit, udhëheqësit e rinj kinezë janë reformatorë të gatshëm kur hyjnë në funksion.

Disa e konsiderojnë Xi Jinping si një mbrojtës të sektorit privat dhe të investimeve të huaja.

Të tjerë mendojnë se ai nuk do të ndryshojë asgjë me ritmin aktual, por të tjerë më të shumtë pranojnë se kanë më pak dijeni në mënyrën sesi ai do të sundojë.

Hipoteza është se ai nuk është as reformator, as konservator, por rrethanat e detyrojnë t’i ngjajë njërit apo tjetrit.kohaislmae

Artikulli paraprakGJERMANI – RRITET NUMRI I EMIGRANTËVE GREKË
Artikulli vijuesHelmet mund të jenë zgjidhja për dhimbjet kronike