Sipas dijetarit mysliman, Yasir Qadhi, të duash profetin Muhamed (salla Allahu alejhi ue selam) është një kërkesë e domosdoshme e Imanit. Duke mbrojtur nderin e tij është një shenjë e besimit. Kjo është bërë duke ndjekur mësimet dhe praktikat e tij, jo duke vrarë në emrin e tij.
Ai ka shkruar se ndonëse profeti Muhamed ishte keqtrajtuar verbalisht dhe fizikisht herë të shumta në Mekë, asnjëherë të vetme, ndonjëri nga shokët e tij, nuk kishte vrarë dikë ose të kishte bërë ndonjë vepër tjetër kriminale.
Me këtë rast, shtron pyetjen ai “A mos ata që vrasin të tjerët në emër të Pejgamberit, e duan atë më shumë se shokët e tij?
“Dhe edhe për ata që besojnë se dënimi për blasfemi duhet të jetë vdekja: me konsensus unanim të të gjithë dijetarëve të Islamit, kjo duhet të ndodhë pas një gjyqi të ligjshëm, nga një gjyqtar i kualifikuar, i emëruar nga një shtet legjitim islam. Në asnjë rrethanë, islami nuk lejon drejtësi ndryshe – një gjë e tillë do të çonte në kaos, konfuzion dhe gjakderdhje”, ka shkruar ai.
Andaj, dijetari mysliman u bën thirrje myslimanëve: Këto akte të terrorit janë jo vetëm haram dhe derdhje e gjakut të të pafajshmëve – ato do tu dëmtojnë juve dhe komunitetet tuaja – në afat të shkurtër dhe të gjatë.
Dhe si rezultat, përfundon ai, “të gjithë ne do të vuajmë”.
Yasir Qadhi është një dijetar mysliman amerikan dhe shkrimtar me origjinë pakistaneze. Ai është dekan i çështjeve akademike në Institutin e Al- Al-Maghrib, një institucion arsimor islam.
Llogaritet si njëri nga njohësit më të mirë të realitetit fetar dhe politik në botë.
Postimi origjinal në faqen e tij zyrtare :
“Loving the Prophet (salla Allah alayhi wa sallam) is a necessary requirement of Iman. Defending his honor is a sign of belief. This is done by following his teachings and practice, not by murdering in his name. Our Prophet was verbally abused and physically harrased multiple times in Makkah. Never ONCE did any of the Companions go and murder those who did such deeds. Do those who kill others in the name of the Prophet believe that they love him more than the companions?
And even for those who believe that the penalty for blasphemy should be death: by unanimous consensus of ALL the scholars of Islam, this must take place after a legitimate trial, by a qualified judge, appointed by a legitimate Islamic state. Under NO circumstances does Islam allow vigilante justice, for to open this door leads to chaos, confusion and bloodshed.
Muslims: get your act together!! Such acts of terror are not only haram and spill innocent blood, they will come back to harm you and your communities in the short and long run.
And as a result, all of us will suffer.”