Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me vendimin e dalë nga referendumi në Britaninë e Madhe për daljen nga BE-ja tha: ”Ne jemi për forcimin dhe vazhdimësinë në të ardhmen të Unionit.
Kjo është e rëndësishme për paqen në Europë dhe stabilitetin në rajon. Por BE-ja në këtë pikë duhet të heqë dorë nga mentaliteti i veçimit të vendeve të rajonit nga vetja. Duhet të jetë në kërkim të një vizioni dhe të ardhmeje më gjithëpërfshirëse”, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım në vazhdim tha se për sa i përket Turqisë ”Vendi jonë pasi të mbarojë plotësisht Procesin e Negociatave për Anëtarësim do të pyes popullin për marrjen e vendimit të anëtarësimit final. Nuk ka gjë më të natyrshme se sa kjo. Ne bëjmë përgatitjet e nevojshme dhe kur të vijë ajo ditë, populli është ai që do të japë vendimin e fundit.”
”Ndërsa populli britanik duket që nuk ju ka vënë veshin shumë thirrjeve dhe fjalëve të çuditshme që Cameron thoshte gjatë fushatës në kurriz të Turqisë. Kjo fushatë i tregoi qartë Cameron-it që mendimet e tij nuk janë të vërteta. Populli i Britanisë së Madhe i preu datën Cameron-it i cili u mundua ti përcaktonte një kohë Turqisë” është shprehur në vijim të fjalës së tij Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.