Kryeminsitri turk Binali Yıldırım, ka mbajtur një fjalim në drekën e punës të dhënë për kryetarët e Asambleve Parlamentare Ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke tërhequr vëmendjen për situatën e përjetuar në tentativën e grusht shtetit të FETÖ-s më 15 korrik Yıldırım, tha: “Unë besoj se ju e keni krijuar mjaftueshëm idenë rreth tentativës të puçit terrorist të përjetur më 15 korrik. E imagjinoj se tashmë e keni kuptuar më qartë se sa jonjerëzore është organizata terroriste me duar të përgjakura FETÖ aq sa ajo mund të hapte zjarr mbi civilët. Ju sërish jeni dëshmitarë ndaj armiqësisë së organizatës terroriste FETÖ kundër demokracisë saqë të bombardonte parlamentin tonë”.
Kryeministri turk tha se fatkeqësisht gjatë kësaj tentative të ulët të puçit 241 qytetarë kanë rënë dëshmorë, 2 mijë e 194 të tjerë dhe veteranë janë plagosur.
“Një sulm i tillë të ngjashëm i cili kishte në objektiv demokracinë dhe kombin turk nuk keni parë në ndonjë vend tjetër të botës. Por populli ynë tregoi një qëndrim të qartë kundër këtij sulmi të ulët dhe përjetoi një mbrëmje e cila do të kujtohet me krenari nga brezat e ardhshëm. Populli turk në natën e 15 korrikut doli përballë topave, tankeve, avionëve vetëm dhe vetëm me besimin e dashurisë për atdheun, me besimin në zemër për demokracinë. Të gjtihë qytetarët tanë pavarësisht qëndrimeve politike qëndruan përballë kësaj të bashkuar”, tha Yıldırım.
– “Një bashkim i tillë është diçka që nuk është parë shumë herë” –
Pasi ka vënë në dukje se qëndrimi i treguar nga populli ditën e tentativës së puçit, në të njëjtën kohë është edhe një mesazh për politikanët, Yıldırım tha: “Mesazhi i dhënë është një mesazh që të mbrojmë demokracinë. Ky mesazh është që të pastrohen një e nga një anëtarët e Organizatës terroriste Fetulalhçi që ndodhen brenda shtetit. Ky ëshë një mesazh që të bëhet çdo gjë brenda kornizave ligjore që një natë e tillë e errët të mos përsëritet më. Edhe ne si politikanë zbatojmë këtë mesazh të nevojshëm. Me këtë tentativë të puçit të gjithë së bashku si politikanë në pushtet dhe opozitë kemi nisur luftën kundër kësaj organizate të ulët. Në periudhat e afërta një solidarizim, një bashkim i tillë është diçka që nuk është parë shumë herë”.
– “Më 15 korrik shumë vende që ne i dinim mike preferuan të qëndronin të heshtur” –
Në vijim, Yıldırım tha se “miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “Madje edhe në periudhën e luftës së ftohtë ne kemi marrë pjesë në radhët e para të mbrojtësve të parimeve demokratike. Pas luftës së ftohtë kemi mbrojtur në çdo vend, këto vlera kundër terrorizmit armikut të përbashkët. Kemi qenë në solidarizim me të gjitha vendet mike dhe vëllazërore të cilët ishin të ekspozuar nga sulmet terroriste. Dua të shpreh me keqardhje se ka patur nga miqtë tanë që kanë dhënë menjëherë dhe pa kushte mbështetjen kundër sulmit të ulët që përjetuam si Turqi më 15 korrik, por edhe shumë vende që ne i njihnim si miq dhe i besonim fatkeqësisht preferuan të qëndronin të heshtur. Pavarësisht se sulmi ishte një sulm kundër demokracisë, kundër vullnetit të popullit ishte një sulm direkt mbi kombin”, tha kryeministri turk Yıldırım.