Yndyrnat mbrojnë nga infeksionet dhe bakteriet

A mendoni që yndyrat në trupin tuaj nuk janë gjithmonë të dëmshme, por mund të ketë edhe dobi për trupin. Adipocitet, të njohura ndryshe si qelizat me yndyrë në lëkurë, prodhojnë substanca antimikrobike, të cilat ndihmojnë për të larguar bakteret që tentojnë të hyjnë në lëkurë. Sipas tij adipocitet prodhojnë antimikobe, dhe luftojnë bakteret.

Studiuesit e Universitetit të California (SHBA), nën drejtimin e Richard Gallo, në një studim të publikuar në revistën “Science” shpjegojnë: Qelizat e majme të cilat gjenden poshtë lëkurës na mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret.

Gallo shton: “Më parë mendohej se sapo të thyhej barriera e lëkurës, i takonte vetëm rruazava të bardha që të na mbronin nga infeksionet. Tashmë zbuluam se edhe qelizat staminale të yndyrosura luajnë rol të rëndësishëm për të na mbrojtur”.

Artikulli paraprak6 perimet me më shumë proteina
Artikulli vijuesCilët janë shkaqet e krijimit të gurëve në veshka?