Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili gjendet në vizitë të Izraelit, sot do të takohet me zëvendës drejtorin e Agjencisë së Kundërzbulimit të Izraelit Mosad, informon televizioni “24 Vesti“.
Sipas informacioneve të televizionit, takimi me Zaevin me funksionarin e shërbimit sekret do të mbahet me dyer të mbyllura, kurse temë e bisedimeve do të jetë, siç transmeton “24 Vesti”, duke u thirrur në burimet e saja, do të jenë zërat për korrupsion që dolën nga “bomba”15 e opozitës, por edhe çështje të tjera që do të ishin në favor të prokurores publike, Katica Janeva.
Një orë pas takimit me njeriun e dytë të Mosadit, Zaevi do të takohet me njeriun zëvëndës kryeministrin e punëve të brendshme të Izraelit, Silvan Shalom. Sipas paralajmërimeve, në takimin ndërmjet Zaevit dhe Shalomit, ndër të tjera do të bëhet fjalë edhe për materialet e “bombës”15.
Lideri i LSDM-së dje kishte takim me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Izrael dhe ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë.