Ministri i jashtëm i Çekisë ka njoftuar se emaili i tij dhe të dhjetëra zyrtarëve të ministrisë janë hakuar, raporton Associated Press.
Lubomir Zaoralek, ka thënë se sulmi kibernetik që ka ndodhur gjatë këtij muaji ka qenë i sofistikuar, ndërsa ekspertët dhe ai besojnë se është është kryer nga një shtet i huaj.
Ai nuk e ka sqaruar se për cilin shtet bëhet fjalë, por ka thënë se sulmet kanë qenë të ngjajshme me ato që i kanë ndodhur Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike amerikane.
SHBA për ato sulme e ka fajësuar Rusinë, por Moska e ka hedhur poshtë akuzën.
Zaoralek ka thënë se një sasi e madhe e informacioneve janë sulmuar, por gjatë një konference me media të mbajtur të martën, ka sqaruar se asnjë informacion sekret nuk është vjedhur.
Ai ka shtuar se beson që sulmi nuk ka ndikuar mbi sistemin e emaileve që merret me të dhëna sekrete të ministrisë. Zaoralek ka thënë se rasti shpërfaqë nevojën për fonde që do të siguronin sistemin kibernetik të Çekisë.
Në muajin tetor, autoritetet çeke e kanë arrestuar një rus që kërkohej në SHBA me dyshimin se ka kryer sulme kibernetike ndaj sistemit kompjuterit amerikan.