Zejdi: Kryetari ynë është i pastërt nuk e ka fyer Muhamedin (alejhi selam)!

Në një prononcim për agjencionin e lajmeve Zhurnal Skender Rexhepi – ZEJDI nga Lëvizja BESA ka thënë se Kryetari i lëvizjes BESA është i pastërt nga çdo lloj ofendimi të personaliteteve tona kombëtare apo fetare (përfshirë këtu edhe Muhamedin a.s.).

Përndryshe në popullatë me të madhe qarkullon muhabeti se në një ndër “bombat” e Zaevit është edhe një telefonatë mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit ku thuhet se Ali Ahmeti ka fyer Pejgamberin (Sal Allahu Alejhu we Selem) gjat kësaj bisede telefonike.

 

Kjo ishte deklarata e Skender Rexhepit për Zhurnall:

“Lëvizja BESA është subjekt serioz i cili vepron kryekëput sipas statutit. Në anën tjetër e kam thënë dhe e përsëris që Dr. Bilall Kasami është kryetar dhe lider i Lëvizjes BESA i cili jo vetëm që do ta udhëheq Lëvizjen BESA drejt fitores në këto zgjedhje, por edhe ne shumë zgjedhje tjera dhe unë sikur e gjithë kryesia do të jemi në shërbim të udhëheqjes së tij. Bilall Kasami është kryetar, është i pastër ndaj çdo ofendimi të personaliteteve tona kombëtare apo fetare (përfshirë këtu edhe Muhamedin a.s.”, theksoi Zejdi

Artikulli paraprakArdit Gjebrea: Unë nuk jam Charlie Hebdo !
Artikulli vijuesEmocionale – T'i ndihmojmë këta jetima – Shpërndajeni