Zeka: Ekonomia vuan nga mungesa e vizionit të politikanëve

Asnjë qeveri gati gjashtëmbëdhjetë vjet pas çlirimit dhe shtatë vjet të pavarësimit nga administrimi ndërkombëtar, nuk ka arritur të bëjë strategji të zhvillimit ekonomik, ka thënë Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Për këta vjet, ka thënë ai, Kosovës i mungon përgjigjja se cilat janë fushat dhe potencialet në të cilat do të mund të bazohej zhvillimi ekonomik i vendit.

Sipas tij, Qeveria ka dështuar të bëjë reformat dhe stimujt e nevojshëm për tërheqjen e investimeve në sektorët strategjikë. Ka thënë se është paradoksale që vendi me resurset më të mëdha të qymyrit në Evropë të ketë probleme me furnizim me energji elektrike.

Ka folur edhe për dështimet e qeverive për t’i çuar përpara projektet e mëdha të nisura tash e disa vjet dhe për pasojat e këtyre dështimeve për ekonominë e vendit. Zeka ka folur edhe për bujqësinë, njërin prej sektorëve që mund të punësojë numrin më të madh të punëtorëve.kohaislame
Artikulli paraprakTarifa për Rrugën e Kombit, 5 euro
Artikulli vijuesGërxhaliu: Viti 2014 ka qenë një vit i dështuar ekonomikisht